Sulmuesi Jasir Asani ka vazhduar me formë të mirë në Championsin e Azisë.
Reprezentuesi i Shqipërisë Asani shënoi dy gola të martën në fitoren e Gwangjus me rezultatin 3:1 ndaj skuadrës së Johor Dt të Malajzisë. Ndeshja i takoi xhiros së tretë. Asani i shënoi dy golat e parë për skuadrën jugkoreane në minutën e tretë dhe të gjashtë. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari në ndeshje.
Asani në dy xhirot e para në Championsin e Azisë i realizoi katër gola.
