Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, ka shënuar gol në disfatën e Gwangjus. Skuadra nga Koreja e Jugut, Gwangju u mposht të dielën nga Gangwoni me rezultatin 3:2.
Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të elitës së futbollit jugkorean. Asani e shënoi golin e parë të Gwangjus në minutën e 15-të nga penalltia.
Goli i dytë i Gwangjus u shënua nga mbrojtësi nga Mali i Zi, Marko Tuci i cili shënoi autogol në minutën e 22-të.
Asani e kompletoi ndeshjen për Gwangjun, kurse edhe Tuci e kompletoi ndeshjen për Gangwonin. Për Asainin ishte goli i dytë i realizuar në pesë ndeshje të zhvilluara.