Futboll

Asani kërkohet në Turqi

asani

Sulmuesi i krahut, Jasir Asani karrierën mund ta vazhdojë në Turqi. Interesim për futbollistin e Shqipërisë ka shprehur skuadra turke, Hatayaspor. Klubi elitar i Turqisë mësohet se ka nisur kontaktet me ekipin nga Koreja e Jugut, Gwangju, klub me të cilin Asani ka kontratë deri në dhjetor.

Asani pritet të largohet nga Gwangju për t’u kthyer në Evropë.

Më herët është raportuar se Las Palmasi ka arritur marrëveshje me Asanin, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Shqipërisë.

Asani 29-vjeçar ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024” dhe ishte startues në tri ndeshjet e Grupit B, në të cilin “kuqezinjtë” përfunduan në vendin e fundit me vetëm një pikë.