Futboll

Asani i pandalshëm në Champions, shënon eurogol

Jasir Asani

Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Championsin e Azisë.

Ai shënoi në minutën e tretë dhe të gjashtë për skuadrën jugkoreane Gëangju, që po udhëheq 2:1 ndaj Johor Dt të Malajzisë.

Ndeshja i takon xhiros së tretë.

VIDEO:

 

 

Në dy xhirot e para reprezentuesi i Shqipërisë i realizoi katër gola.

Asani shkëleqn me Gwangjun, shënon dy gola

5 muaj më parë / 22 tet 2024 14:07
Jasir Asani

Sulmuesi Jasir Asani ka vazhduar me formë të mirë në Championsin e Azisë.

Reprezentuesi i Shqipërisë Asani shënoi dy gola të martën në fitoren e Gwangjus me rezultatin 3:1 ndaj skuadrës së Johor Dt të Malajzisë. Ndeshja i takoi xhiros së tretë. Asani i shënoi dy golat e parë për skuadrën jugkoreane në minutën e tretë dhe të gjashtë. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i vlerësuari në ndeshje.

Asani në dy xhirot e para në Championsin e Azisë i realizoi katër gola.