Sulmuesi i krahut, Jasir Asani, është i lumtur që e fitoi rastin në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Të martën, reprezentuesi i Shqipërisë i shënoi tri gola dhe bëri një asistim në fitoren 7:3 të skuadrës jugkoreanë, Gwangju, ndaj asaj nga Japonia, Yokohama. Skuadra japoneze vjet ishte në finale të Championsit, por u mposht thellë nga skuadra e Asanit në hapje të edicionit të ri të garës elitare aziatike.
Asani ka pasur telashe me aktivizim te Gwangju, por shkëlqeu në skenën e madhe.
“Më duhet të falënderoj trajnerin pasi më dha shansin të dëshmoj veten. Jam shumë i lumtur që ndihmova Gwangjun të fitojë në këtë nivel dhe që shënova ‘hat-trick’. Kemi dashur të dëshmojmë se sa e forta është K-League dhe duam të vazhdojmë të tregojmë këtë deri në fund të garës”, ka thënë Asani, shkruan sajti zyrtar i Championsit aziatik.