Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është i shqetësuar për lëndimin e sulmuesit Gabriel Jesus.
Jesusi u detyrua të largohej me barelë nga fusha në minutën e 40-të në disfatën që e pësoi Arsenali të dielën në FA Cup nga Manchetser Unitedi.
Ai pësoi lëndim të rëndë në gju.
Braziliani Jesus pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
“Ai kishte shumë dhimbje, iu desh të dilte me barelë nga fusha dhe nuk po duket mirë”, ka deklaruar Arteta, shkruajnë të hënën mediumet angleze.
Për 27-vjeçarin Jesus ky ishte lëndimi i dytë këtë edicion.
Jesus këtë edicion në 27 ndeshjet e luajtura deri më tani në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime.