Futboll

Arteta flet për lëndimin e Odegaardit

Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur në lidhje me lëndimin e mesfushorit Martin Odegaard. 

Arteta në konferencë për shtyp të premten është shprehur se do të nevojitet kohë për ta kuptuar shkallën e lëndimit të norvegjezit. 

“Ne kemi nevojë për disa teste të tjera, kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Le të shohim se çfarë shkalle është lëndimi dhe sa shpejt mund të kthehet në stërvitje Odegaardi. Ai është super pozitiv për gjithçka. Ne e njohim Odegaardin, ai dëshiron të jetë me ne çdo ditë, por ne duhet të presim dhe të shohim”, ka thënë Arteta. 

25-vjeçari Odegaard e ka lënduar nyjën e këmbës në ndeshjen ndërmjet Norvegjisë dhe Austrisë që u zhvillua të hënën. Odegaard pritet t’i mungojë Arsenalit të paktën tri javë.