Futboll

Arsenalit i kthehet Odegaardi, por i mungon Rice

Martin Odegaard

Skuadra e Arsenalit e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore të martën para ndeshjes me Interin në Ligën e Kampionëve. 

Arsenali dhe Interi takohen të mërkurën nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së katërt të Championsit. 

Në stërvitjen e së martës, Arsenali i është kthyer kapiteni i skuadrës, Martin Odegaard, por i mungoi mesfushori Declan Rice. Nuk është bërë e qartë ende mungesa e anglezit Rice në stërvitje. Por ai është në dyshim që të paraqitet ndaj Interit. 

Norvegjezi Odegaard i mungoi Arsenalit për dy muaj. Ai e lëndoi nyjën e këmbës me Norvegjinë në Ligën e Kombeve. 

Arsenali gjithashtu do të jetë pa mbrojtësit Riccardo Calafiori dhe Takehiro Tomiyasu për ndeshjen ndaj gjigantit italian. Të dy futbollistët mungojnë për shkak të lëndimeve.