Futboll

Arsenali “shkatërron” Cityn në derbi, 5:1

Arsenal vs Manchester City

Derbi i xhiros së 24-t të Premier Leagues i ka takuar skuadrës së Arsenalit.

Arsenali të dielën mbrëma e mposhti Manchester Cityn me rezultatin e thellë 5:1.

Martin Odegaard realizoi për 1:0 në minutën e dytë.

Erling Haaland i barazoi shifrat në minutën e 55-të.

Golin e epërsisë për 2:1 e realizoi Thomas Partey në minutën e 56-të.

Myles Leëis-Skelly gjashtë minuta më pas realizoi për 3:1.

Për 4:1 shënoi Kai Havertz në minutën e 76-të.

Ethan Nëaneri e realizoi golin përfundimtar për 5:1 në minutën e 93-të.

Arsenali ka 50 pikë në vendin e dytë.

City ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.