Arsenali e ka thuajse të sigurt kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Të martën mbrëma në Eindhoven të Holandës, skuadra londineze fitoi 7:1 ndaj PSV-së në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.
Arsenali dominoi plotësisht për fitoren bindëse, ndërsa ndeshja e kthimit që zhvillohet më 12 mars në “Emirates” pritet të jetë më shumë formalitet.
Jurrien Timber në minutën e 18-të, Ethan Nëaneri në minutën e 21-të dhe Mikel Merino në minutën e 31-të shënuan në pjesën e parë për skuadrën e Mikel Artetas.
Noa Lang realizoi penallti në minutën e 43-të për vendasit.
Martin Odegaard shënoi dy gola në pjesën e dytë, në minutën e 47-të e 73-të. Gol tjetër për Arsenalin realizoi Leandro Trossard në minutën e 48-të, kurse për 7:1 realizoi Riccardo Calafiori në minutën e 85-të.
Nuk ndalet Arsenali, 7:1
Arsenali po e turpëron PSV-në në Eindhoven. Tashmë po udhëheq 7:1.
Golin e shtatë e shënoi Riccardo Calafiori në minutën e 85-të.
Gjashtë gola nga Arsenali
Arsenali ka shënuar edhe golin e gjashtë në ndeshjen ndaj PSV-së.
Për 6:1 shënoi Martin Odegaard në minutën e 73-të.
Arsenali po shkatërron PSV-në, 5:1
Leandro Trossard ka shënuar për 5:1 në ndeshjen e Arsenalit ndaj PSV-së.
Trossard shënoi menjëherë në minutën e 48-të.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | PSV 1-5 Arsenal | Trossard
TROSSARD MAKES IT FIVE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/f3zg98vWuE— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 4, 2025
Arsenali e shënon edhe golin e katërt
Arsenali po udhëheq 4:1 ndaj PSV-së në Holandë.
Golin e katërt për londinezët e shënoi Martin Odegaard në minutën e 47-të.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | PSV 1-4 Arsenal | Odegaard
ODEGAARD MAKES IT FOUR FOR ARSENAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/JBTut5Hr3e— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 4, 2025
Arsenali me epërsi të lartë pas pjesës së parë
Arsenali e ka mbyllur me epërsi të lart pjesën e parë të ndeshjes kundër PSV-së. Arsenali është duke fituar 3:1 ndaj ekipit holandez në udhëtim.
Arsenali fillimisht shënoi dy gola të shpejtë.
Jurrien Timber në minutën e 18-të shënoi për 1:0, kurse tre minuta më vonë, Arsenali shënoi edhe golin e dytë. Për 2:0 shënoi Ethan Nëaneri.
Skuadra nga Londra në minutën e 31-të shënoi edhe golin e tretë. Golin për 3:0 në minutën e 31-të e shënoi Mikel Merino.
Por, PSV-ja shënoi një gol ndaj Arsenalit në pjesën e parë. Ngushtoi epërsinë e Arsenalit në 3:1. Golin për PSV-në e shënoi Noa Lang nga penalltia në minutën e 43-të.
PSV-ja ngushton epërsinë e Arsenalit
PSV-ja ka shënuar një gol në ndeshjen kundër Arsenalit. Ka ngushtuar epërsinë e Arsenalit në 3:1.
Golin e vetëm për PSV-në e shënoi Noa Lang nga penalltia në minutën e 43-të.
Nuk ndalet Arsenali, shënon edhe golin e tretë
Arsenali ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj PSV-së. Golin për 3:0 në minutën e 31-të e shënoi Mikel Merino.
🚨🇪🇺 GOAL | PSV 0-3 Arsenal | Mikel Merino
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 4, 2025
MIKEL MERINO MAKES IT THREE FOR ARSENAL !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/sJQjXwVbkJ
Arsenali shënon dy gola të shpejtë
Arsenali ka shënuar dy gola të shpejtë kundër PSV-së.
Golin e epërsisë për Arsenalin e shënoi Jurrien Timber në minutën e 18-të. Ai u asistua nga Declan Rice.
Tre minuta më vonë, Arsenali shënoi edhe golin e dytë. Për 2:0 shënoi Ethan Nwaneri.
VIDEO: