Futboll

Arsenali në gjysmëfinale, Jesus shënon “hat-trick”

Arsenal

Gabriel Jesus ka shënuar “hat-trick” në fitoren e Arsenalit me rikthim të rezultatit ndaj Crystal Palaces. 
Arsenali fitoi 3:2 të mërkurën mbrëma dhe ka kaluar në gjysmëfinale të “Carabao Cup”. 

Jean-Philippe Mateta shënoi në minutën e katërt për epërsinë e mysafirëve. 

Jesus më pas shënoi tri herë për 3:1, në minutën e 54-t, të 73-të dhe të 81-të. 
Eddie Nketiah realizoi në minutën e 85-të për 3:2, por skuadra e Crystal Palaces nuk arriti të bënte diçka më shumë. 

Nketiah është ish-lojtar i Arsenalit.

Newcastle ndërkohë fitoi 3:1 ndaj Brentfordit. 

Sandro Tonali shënoi dy gola në pjesën e parë, ndërsa Fabian Schar realizoi për 3:0 në minutën e 69-të. 

Yoane Wissa e realizoi golin e vetëm për Brentfordin.