Mbrojtësi Riccardo Calafiori pati lëndim të rëndë në gju në ndeshjen përballë Shakhtar Donetskut.
Por ai është rikuperuar shpejtë, ndonëse mendohej se do të mungonte për kohë të gjatë.
Megjithatë, Calafiori pritet të mungojë edhe ndaj Interit në Ligën e Kampionëve dhe nuk do të mund t’i ndihmojë as “azzurrët” për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, ndaj Belgjikës dhe Francës.
Por, “Football London” ka shkruar të enjten se 22-vjeçari mund të kthehet në fushën e lojës në fund të muajit nëntor.
Ai ka zhvilluar dhjetë ndeshje në edicionin aktual dhe e ka një gol të shënuar.