Futboll

Arsenali kthehet te fitoret, mposht Nottinghamin

Arsenal

Foto: Associated Press

Pas tri ndeshjeve rresht pa fitore, Arsenali në kuadër të xhiros së 12-të të Premier Leagues e mposhti të shtunën në shtëpi Nottingham Forestin me rezultatin 3:0.

Për 1:0 në minutën e 15-të shënoi Bukayo Saka. 

Golin e dytë e realizoi mesfushori Thomas Partey në minutën e 52-të. 

Për 3:0 shënoi Ethan Nwaneri në minutën e 86-të. 

Arsenalit iu anulua edhe në gol i Jurrien Timberit në minutën e pestë të ndeshjes për shkak të pozitës jashtë loje. 

Arsenali pas 12 ndeshjeve të luajtura ka gjashtë fitore, katër barazime dhe dy humbje. Ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e katërt. 

Nottinghami ka pesë fitore, katër barazime dhe tri humbje. Ka 19 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.