Futboll

Arsenali “i hakmerret” Aston Villas për sezonin e shkuar

Arteta

Arsenali ka mposhtur 2:0 Aston Villan në xhiron e dytë të sezonit në Premier League.

Leandro Trossard dhe Thomas Partey shënuan golat në minutat 67 dhe 77 për fitoren e dytë të “Topçinjve”.

Kjo fitore në Villa Park është “hakmarrje” e Arsenalit. Sezonin e shkuar Villa ishte ekipi i vetëm që e mposhti dy herë duke ia pamundësuar titullin e kampionit.

Përderisa për Arsenalin ishte fitorja e dytë, Villa tani ngel në tri pikë nga fitorja e xhiros së parë ndaj West Hamit.