Futboll

Arsenali e fiton derbin ndaj Chelseat

Arsenal

Goli i shënuar nga Mikel Merino e ka vendosur derbin ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat.

Arsenali të dielën pasdite e mposhti Chelsean në shtëpi me rezultatin 1:0.

Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të Premier Leagues.

Golin e fitores për vendësit e realizoi mesfushori me tipare sulmuese, Merino, në minutën e 20-të.

Për Arsenalin ishte fitorja e parë pas dy barazimeve radhazi në ligë.

Ndërkohë për Chelsean ishte disfata e parë pas katër fitoreve radhazi në të gjitha garat.

Arsenali është në pozitën e dytë me 58 pikë.

Lider është Liverpooli me 70 pikë.

Chelsea e zë vendin e katërt me 49 pikë.