Futboll

Arnold i gatshëm t’i bashkohet Realit

Trent Alexander-Arnold

Mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold, së shpejti pritet t’i bashkohet skuadrës së Real Madridit, si lojtar i lirë nga Liverpooli.

Arnoldi me Liverpoolin ka kontratë deri në përfundimin e këtij edicioni.

“The Independent” ka raportuar të martën se Arnold është afër finalizimit të marrëveshjes me Realin.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Arnold, ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”.

Me “Los Blancos” pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Ai pritet t’i përfitojë rreth 200 mijë euro në javë te skuadra e drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti.

26-vjeçari Arnold prej kohësh është futbollist shumë i rëndësishëm te Liverpooli që aktualisht po e udhëheq tabelën e Premier Leagues.

Arnold është zhvilluar si futbollist në akademinë e Liverpoolit. Pjesë e skuadrës së parë është nga vitit 2016.