Armend Dallku dhe dy ndihmësit e tij, Artan Luzi dhe Agon Ramadani janë larguar nga Dukagjini. Dallku me ekipin e tij qëndruan për katër vjet te skuadra e Dukagjinit.
Me Dallkun, Dukagjini u paraqit në garat kualifikuese të Ligës së Konferencës, ndërsa një herë u paraqit edhe në finale të Kupës së Kosovës. Dukagjini në edicionin 2023/204 siguroi mbijetesën.
Klubi i futbollit nga Klina falënderoi Dallkun dhe ekipin e tij për punën e bërë gjatë katër vjetëve. “Duke falënderuar trajnerët për punën që është bërë gjatë këtyre viteve në kampin tonë, ju urojmë shumë suksese dhe po ashtu shëndet të plotë”, shkruan në njoftimin e Dukagjinit.