Futboll

Arlind Sejdiu shënon gol në Finlandë

Arlind Sejdiu

Arlind Sejdiu ka shënuar gol në elitën e futbollit finlandez, por nuk i ka ndihmuar skuadrës së tij ta shmangë disfatën. 

Sejdiu të dielën me Hakan e humbën në udhëtim duelin nga VPS-ja, me rezultatin 3:2. 

Sejdiu realizoi në golin për 2:0 në minutën e 56-të, ndërsa luajti deri në minutën e 74-t. 

23-vjeçari në 24 ndeshjet e edicionit aktual në ligë e në Kupën e Finlandës, ka katër gola gjithsej. 

Pas 20 ndeshjeve të luajtura, Haka është në vendin e pestë me 31 pikë, aq sa ka edhe VPS-ja në pozitën e gjashtë.