Mesfushori shqiptar, Arijan Ademi ka shënuar një gol me kokë në ndeshjen për Kupë të Kroacisë.
Ai shënoi golin e tretë për Dinamo Zagrebin që mposhti Banjolen me rezultatin 3:1, në ndeshjen që i takoi 1/16 të finales së Kupës kroate të futbollit.
Banjole garon në ligën e tretë të futbollit kroat.
Ademi luajti në pjesën e dytë, kurse nga minuta e parë u paraqit sulmuesi Arbër Hoxha. Hoxha u zëvendësua pas pjesës së parë.