Futboll

Argjentina fiton titullin e 16-të të Kupës së Amerikës

Argjentina

Foto: AP

Argjentina ka fituar titullin e 16-të të Kupës së Amerikës, pasi në finale ka mposhtur Kolumbinë me rezultat minimal 1:0. 

Për ta mposhtur Kolumbinë u deshën 120 minuta pasi që koha e rregullt e lojës përfundoj pa gola. 

Lautaro Martinez shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën e 112-të. 

Goli i Lautaro Martinezit:

 

 

Argjentina luajti pa Lionel Messin, që nga minuta e 66-të pasi ai u largua nga loja si pasojë e një lëndimi.

VIDEO:

 

 

 

 

Angel Di Maria foli pas ndeshjes së tij të fundit për Argjentinën. 
"Ishte shkruar të ishte kështu. E kam ëndërruar, kam ëndërruar të tërhiqem në këtë mënyrë. Po ndihem shumë mirë. I jam përjetësisht mirënjohës këtij brezi që më bëri arrij kaq shumë. Argjentina është dashuria dhe vendi im. Faleminderit"
Ish-lojtari i shumë skuadrave të mëdha evropiane njoftoi se do të largohen nga kombëtarja e Argjentinës i përmbushur. Di Maria do ta luaj sezonin e fundit me Benficën dhe do të pensionohet futbolli.