Anglia ka shkëlqyer të enjten mbrëma në kuadër të Grupit B2 dhe është afër avancimit në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Anglia e mposhti Greqinë 3:0 në Athinë dhe tashmë bashkë me grekët, i prijnë grupit me nga 12 pikë pas pesë ndeshjeve.
Ollie Watkins në minutën e shtatë, autogoli i Odysseas Vlachodimos pas gjuajtjes së Jude Bellinghamit në minutën e 78-të, dhe shënimi i bukur i Curtis Jonesit në minutën e 82-të, e vendosën sfidën.
Anglia e siguron vendin e parë në grup nëse e mposht Republikën e Irlandës në ndeshjen e fundit.
Në ndeshjen tjetër të Grupit, Irlanda fitoi ndaj Finlandës, 1:0.
Evan Ferguson e shënoi golin e vetëm në përballje.