Futboll

Anglia publikon listën, dy futbollistë ftohen për herë të parë

Lewis Hall

Selektori i përkohshëm i Përfaqësueses së Anglisë, Lee Carsley, e ka publikuar listën e 26 futbollistëve për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Carsley ka vendosur që të ftojë për herë të parë talentin e Newcastle, Lewis Hall dhe atë të Southamptonit, Taylor Harwood-Bellis.

Carsley i ka ftuar edhe Declan Ricen dhe Cole Palmerin pavarësisht raportimeve se të dy futbollistët janë të lënduar.

Rice i mungoi Arsenalit në disfatën që e pësoi nga Interi të mërkurën në mbrëmje. Palmer është në dyshim për t’u paraqitur në përballjen e Chelseat ndaj Arsenalit që zhvillohet të dielën. 

Carsley do të jetë selektor i Anglisë deri në janar të vitit të ardhshëm pasi “Tre Luanët” do t’i udhëheqë Thomas Tucheli.

Tucheli ka nënshkruar kontratë me Anglinë deri pas Kupës së Botës 2026.

Anglia më 14 nëntor luan ndaj Greqisë. Tre ditë më pas luan me Irlandën. 

Anglia është në Grupin 2 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Renditet në pozitën e dytë me nëntë pikë.