Futboll

Anglia fiton, Alexander-Arnold shënon supergol

Alexander-Arnold

Anglia ka fituar në udhëtim te Finlanda të dielën në mbrëmje, në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B2 të Ligës së Kombeve.

Anglezët mposhtën finlandezët me rezultatin 3:1, për të qëndruar lartë në tabelë.

Jack Grealish shënoi për 1:0 pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar në minutën e 18-të. Asistues ishte Angel Gomes.

Në minutën e 74-t, Trent Alexander-Arnold realizoi supergol. Futbollisti i Liverpoolit realizoi nga gjuajtja e lirë.

Për 3:0 shënoi Declan Rice, në minutën e 84-t.

Vendësit e ngushtuan epërsinë me golin e mbrojtësit Arttu Hoskonen, tre minuta para fundit.

Anglia në vendin e dytë ka nëntë pikë në katër ndeshje, ndërsa Finlanda në pozitën e fundit është pa pikë.