Sezoni i parë i Jude Bellinghamit në Madrid pasi u transferua nga Dortmundi ka qenë i shkëlqyer.
20-vjeçari ka realizuar 24 gola në 132 ndeshje për Dortmundin, ndërsa ka realizuar 23 herë në vetëm 40 ndeshje në Spanjë. Real Madridi e fitoi La Ligan, ndërsa tani është në finale të Ligës së Kampionëve. Në “Wembley Stadium” ai do të jetë përballë një anglezi tjetër, që po ashtu ka pasur paraqitje shumë të mira.
Jadon Sancho tani 24-vjeçar, po e kalon një tjetër periudhë te Dortmundi.
Përgjatë tri edicioneve të plotë në të kaluarën me fanellën “verdhezi”, Sancho kishte shënuar 50 gola, para se të kalonte te Manchester Unitedi.
Sulmuesi i krahut nuk pati periudhë të mirë në “Old Trafford” dhe u kthye në Gjermani.
Tani mbetet të shihet se cili anglez do të jetë më i suksesshëm në finalen e së shtunës.