Skuadra e Angersit të premten në mbrëmje ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Monacos. Në kuadër të xhiros së dhjetë të Ligue 1, Angersi si mysafir e mposhti Monacon me rezultatin 1:0.
Golin e fitores për Angersin e realizoi Jean-Eudes Aholou në minutën e 29-të.
Për Monacon kjo ishte disfata e dytë këtë edicion. Ka edhe gjashtë fitore dhe dy barazime.
Ndërsa për Angersin kjo ishte fitorja e dytë në dhjetë ndeshje të luajtura. Ka edhe katër barazime dhe katër humbje.
Angersi ka dhjetë pikë dhe renditet në pozitën e 14-të. Monaco është e treta me 20 pikë.