Futboll

Ancelotti thur lavde për Valverden

Carlo Ancelotti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka lavdëruar mesfushorin uruguaian, Federico Valverde, për paraqitjen që e pati ndaj Real Valladolidit.

Valverde realizoi gol në fitoren 3:0 të Real Madridit të dielën ndaj Valladolidit.

Ancelotti u shpreh se Valverde është futbollist i pazëvendësueshëm në skuadër.

“Valverde po vazhdon të përparojë, tregon shumë më tepër personalitet dhe tani ka një përgjegjësi të madhe në skuadër. Është një lojtar i pazëvendësueshëm për cilësinë,

forcën dhe inteligjencën e tij. Jemi me fat që e kemi. Dhe unë mendoj se Toni Kroos, kur u largua nga klubi, zgjodhi lojtarin ideal për ta zëvendësuar”, deklaroi 63-vjeçari Ancelotti, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

26-vjeçari Valverde shënoi gol edhe në finalen e Superkupës së Evropës ndaj Atalantas.