Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është bërë trajneri i parë në histori që arrin gjashtë finale të Ligës së Kampionëve.
Reali të mërkurën mbrëma siguroi finalen kundër Dortmundit më 1 qershor në “Ëembley” të Londrës, pasi e eliminoi Bayern Munichun.
Tekniku italian e kishte shkruar historinë edhe më herët kur kishte arritur pesë finale, në vitin 2003, 2005 dhe 2007 me Milanin, dhe 2014 e 2022 me “Los Blancos”.
Ancelotti me Realin në edicionin aktual e ka fituar La Ligan, ndërsa për të ishte titulli i dytë në Spanjë.
Por, synon tjetër sukses kundër Dortmundit në finale.
Në ndeshjen e parë kundër Bayern Munichut në “Allianz Arena”, Reali kishte barazuar 2:2.
Fitoi 2:1 me rikthim të rezultatit në fund të takimit në “Bernabeu”, në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales.