Futboll

Ancelotti mund të kthehet në Serie A

Carlo Ancelotti

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve me Real Madridin, e ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti nuk është e sigurt te klubi madrilen.

Ai mund të largohet në fund të edicionit nga 15 herë kampioni i Evropës, ndërsa raportohet nga mediumet italiane se mund të kthehet në Serie A.

Real Madridi është në garë për të triumfuar në La Liga dhe në Kupë të Mbretit.

Në finalen e Kupës do të luajë ndaj Barcelonës.

“La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të shtunën se Ancelotti mund të kthehet në elitën italiane në krye të Milanit apo Romës.

Ancelotti në të kaluarën e ka drejtuar Milanin dhe e ka të fituar Ligën e Kampionëve dy herë, një herë e fitoi Kupën e Botës për Klube. E ka fituar titullin në Serie A, Kupën dhe Superkupën e Italisë, si dhe dy herë ishte fitues i Superkupës së Evropës.