Futboll

Ancelotti: Duhet të jemi më të përqendruar në ndeshje

Carlo Ancelotti - trajner i Real Madridit

Foto: Associated Press

Trajneri Carlo Ancelotti, nuk është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të Real Madridit në ndeshjen ndaj Mallorcas. Të hënën, Ancelotti u ka bërë thirrje lojtarëve të tij t’i përmirësojnë sa më shpejtë gabimet për ndeshjet e ardhshme. 

“Nuk jam i kënaqur me ndeshjen ndaj Mallorcas. Mendoj se mund të kishim bërë shumë më mirë. Duhet të jemi më të koncentruar, të punojmë më mirë si grup. Nuk dua të justifikoj asgjë. Mund të mësojmë shumë nga kjo ndeshje. Është një ndeshje ku mund të shihni qartë se ku mund të përfundojmë duke pasur probleme”, deklaroi Ancelotti, shkruan “Reuters”. 

Real Madridi e nisi me barazim edicionin 2024/2025 të La Ligas spanjolle. “Los Blancos” barazuan me rezultat 1:1 kundër Mallorcas.