Futboll

Amorimi tregon pse gjërat nuk funksionuan me Rashfordin tek Unitedi

Marcus Rashford

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim e la Marcus Rashfordin të largohet nga skuadra pasi mundi ta bindë sulmuesin që t’iu përmbahet metodave të tij.

“Nuk munda ta bëja Marcusin të shohë mënyrën se si ju duhet të luani futboll dhe të stërvitet ashtu siç e shoh unë”, ka thënë Amorim.

27-vjeçari iu bashkua Aston Villas në formë huazimi një ditë para se të përfundonte afati kalimtar veror. Ai nuk kishte luajtur për Unitedin që nga mesi i dhjetorit. Rashford mund të debutojë për Villan të dielën në ndeshjen e Kupës FA ndaj Tottenhamit.

“Ndonjëherë keni një lojtar që është shumë i mirë me një lojtar dhe i njëjti lojtar me trajner tjetër është ndryshe“, ka thënë Amorim, që vuri në mëdyshje përkushtimin e Rashfordit në seancat stërvitore.

“I dëshiroj Rashfordit çdo të mirë. Po ashtu trajnerit të Villas, Unai Emery. Ata mund të funksionojnë pasi ai është lojtar shumë i mirë”.

I pyetur nëse Rashford ka thënë se nuk pajtohet me idetë e Amorimit për futbollin, trajneri portugez tha: “ Ju e dini, ashtu si unë, se gjërat nuk funksionojnë kështu. Është diçka që ju e ndieni si trajner dhe si lojtar. Është disi normale. Ka ndodhur me shumë trajnerë. Gjëja e rëndësishme është se jam këtu duke thënë se ishte vendim i imi”.

Amorimi la mënjanë fjalët për një kthim të mundshëm të Rashfordit në fund të edicionit.

Marrëveshja e Rashfordit me Villan përfshin opsionin për ta bërë transferimin të plotë për rreth 50 milionë dollarë.

“Siç kam thënë më parë, ne luftojmë për vendet tona të punës deri në verë”, ka thënë Amorim.

“Kështu që unë thjeshtë jam i fokusuar në këto ndeshje. Për fat të Marcusit, ai është tani në Birmingham me Unain, kështu që duhet t’ia bëni këto pyetje një trajneri tjetër. Ne jemi të fokusuar në lojtarët tanë momentalisht”.

Emery ka thënë se Rashfordi ka shumë potencial për të shfaqur.

“Nuk dua ta di arsyen e largimit të tij nga Manchesteri, por jam shumë i lumtur që ta mbajmë atë këtu”, ka thënë Emery.

“Jam i lumtur të filloj të eksploroj dhe ta ndihmoj atë të përmirësojë paraqitjet, duke përfshirë aspektin individual dhe kolektiv. Sfida ime më e madhe. Sfida e tij me ne është entuziazmuese”.

Emery ka thënë se Rashfordi ishte fantastik në stërvitje, porse nuk mund të përcaktojë nëse sulmuesi do të ketë të ardhme te Villa përtej këtij edicioni.

“Do ta shijojmë secilin hap dhe më pas e ardhmja do të varet nga e tanishmja. Është e pamundur të caktojmë të ardhme pa ndërtuar të tashmen. Nëse mundohemi të bëjmë këtë, do të dështojmë”, ka thënë Emery.

Rashford për kohë të gjatë u vlerësua me potencial të jashtëzakonshëm tek Unitedi. Por situata ndryshoi shumë pasi Amorim mori drejtimin e skuadrës.