Futboll

Amorimi pret të sqarohet situata e së ardhmes së tij

Ruben Amorim

Trajneri Ruben Amorim ka thënë se duhet të ketë “qartësi”, pas raportimit nga mediat angleze se ai mund të jetë drejtues i Manchester Unitedit në të ardhmen.

Amorim do të mbetet në krye të skuadrës së Sportingut deri në mesin e muajit nëntor.

Më pas mund të përshëndetet me skuadrën e t’i bashkohet Unitedit, që ditë më parë e shkarkoi trajnerin holandez, Erik ten Hag.

“Janë negociata mes klubeve, nuk është e lehtë”, ka thënë 39-vjeçari Amorim të premten, shkruan “BBC”.