Futboll

Amorim pritet ta zëvendësojë Ten Hagun

Erik Ten Hag

Eric ten Hag u shkarkua të hënën nga Manchester Unitedi. Ruud van Nistelrooy mori përkohësisht drejtimin e skuadrës. Ndërkohë përgjegjësit tek Unitedi po kërkojnë pasardhësin e Ten Hagut. Duket se trajnerin e ardhshëm e kanë gjetur në Portugali.

Mediat britanike kanë raportuar të martën se negociatat me trajnerin e Sportingut, Ruben Amorim, tashmë janë në fazë të avancuar.

39-vjeçari ka klauzolë lirimi prej 10 milionë eurosh dhe raportohet se Unitedi është i gatshëm të paguajë këtë shumë.

Amorim duket se është i gatshëm për të punuar te Manchester Unitedi.