(Përditësuar 20:00) - Amir Rrahmani e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Serie A. Kapiteni i Kosovës të shtunë në mbrëmje kontribuoi me gol në fitoren e Napolit.
Napoli si mysafir shënoi fitore ndaj Genoas me rezultatin 2:1 në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit italian.
Rrahmani e shënoi golin e dytë për Napolin në minutën e 23-të. Ai shënoi gol të bukur me kokë pas harkimit të Stanislav Lobotkas.
Ai e kompletoi ndeshjen.
30-vjeçari Rrahmani pas 18 ndeshjeve të luajtura në të gjitha garat ka regjistruar edhe dy asistime.
Napoli ka 38 pikë. Genoa ka 16 pikë.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ndeshjen e radhës e ka më 29 dhjetor ndaj Venezias.
Ndërsa Genoa më 28 dhjetor takohet me Empolin e Ardian Ismajlit.
Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Serie A.
Rrahmani e shënoi golin e dytë për Napolin që është duke fituar 2:0 ndaj Genoas.
Ndeshja i takon xhiros së 17-të të Serie A.
CHE GRANDE COLPO DI TESTA DI AMIR RRAHMANI!!!
CHE BELL'ASSIST SU PUNIZIONE DI STANISLAV LOBOTKA!!!
📽️ @GoalsXtrapic.twitter.com/MgWj2BoFfW— Football Report (@FootballReprt) December 21, 2024