Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka zënë vend në njëmbëdhjetëshen e javës në Serie A.
Formacioni më i mirë i javës së nëntë i Serie A është përzgjedhur nga faqja e specializuar për statistika, “SofaScore”.
Rrahmani së bashku me Giovanni Di Lorenzon ishin më të vlerësuarit në fitoren e Napolit të shtunën ndaj Lecces me rezultatin 1:0. Rrahmani tregoi paraqitje shumë të mirë në mbrojtje ndaj Lecces së Ylber Ramadanit.
Rrahmani ka qenë standard në dhjetë ndeshje këtë edicion në të gjitha garat.