Futboll

Alvarezi dëshiron të qëndrojë te Manchester City

Julian Alvarez

Drejtuesit e Manchester Cityt dhe menaxherët e argjentinasit Julian Alvarez do të bisedojnë përsëri pas përfundimit të “Copa America” për të ardhmen e 24-vjeçarit.

Të dielën eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka njoftuar se Alvarezi dëshiron që në edicionin e ardhshëm të ketë sa ma shumë paraqitje.

Drejtuesit e Cityt nuk dëshirojnë që ta shesin sulmuesin dhe pas përfundimit të Kupës së Amerikës do të bisedojnë për këtë çështje me menaxherët e Alvarezit.

Më herët interesim për argjentinasin kanë shprehur skuadra si Paris Saint-Germain dhe Barcelona. 24-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Në edicionin 2023/2024, Alvarezi ka shënuar 19 gola dhe ka kontribuar me 13 asistime në të gjitha garat me fanellën e Cityt.