Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, pret që skuadra e tij të luaj ndeshje të mirë ndaj Bayern Muenchenit.
Bayern Muencheni dhe Leverkuseni do të takohen të shtunën nga ora 18:30 në kuadër të xhiros së pestë të Bundesligës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Vincent Kompany, Bayerni, ka katër ndeshje radhazi të fituara dhe renditet në pozitën e parë në tabelë. Bayer Leverkuseni është në vendin e dytë me tri fitore dhe një disfatë.
“Pritja është e madhe dhe ne duam të tregojmë lojë të mirë. Ne kemi nevojë për një paraqitje të mirë ndaj Bayernit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë nesër. Ne duhet të luajmë në nivelin tonë më të lartë. Ekipi duhet të jetë kompakt, ne duhet të mbrohemi së bashku si ekip. Ne kemi një plan të qartë loje, nuk mund të jemi shumë të butë në ndeshje”, ka thënë Alonso të premten në konferencë për shtyp.