Futboll

Alonso kërkon kujdes ndaj Atalantas në finale të Ligës së Evropës

Xabi Alonso

Xabi Alonso

Bayer Leverkuseni do ta ketë të vështirë ta kalojë Atalantan në Ligën e Evropës, ka thënë trajneri i skuadrës gjermane, Xabi Alonso.

Atalanta e eliminoi Liverpoolin dhe Marseillen rrugës për në finale.

Por, Leverkuseni ka planet e veta dhe është në ndjekje të tripletës, pasi tashmë e ka fituar Bundesligën dhe është në finale të Kupës së Gjermanisë ku do të luajë kundër Kaiserslauternit më 25 maj.

Leverkuseni ka 50 ndeshje pa humbje deri tani, ndërsa kundër Atalantas së Gian Piero Gasperinit që është në vendin e pestë në Serie A, do të ballafaqohet më 22 maj në Dublin.

“Atalanta është njëra prej skuadrave më të mira në Evropë. Trajneri ka plan të qartë. Ky ekip ka mentalitet të fortë dhe skuadër të shkëlqyer. Nëse e bëjmë më të mirën, kemi shanse, por do të jetë vështirë. Atalanta është top-skuadër”, u ka thënë Alonso gazetarëve të mërkurën.

Të dielën në shtëpi, Leverkuseni takohet me Augsburgun në Bundesligë.