Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është suspenduar me dy ndeshje dhe është gjobitur me 5 mijë euro nga liga Serie A të enjten, për shkak të sjelljeve të tij gjatë finales së Kupës së Italisë.
Allegri u nervozua shumë në kohën shtesë dhe shfaqi pakënaqësinë për vendimin, duke e larguar setrën e krevatën dhe duke duartrokitur me ironi drejt gjyqtarit.
Juventusi e mposhti Atalantan 1:0 dhe e fitoi trofeun e Kupës të mërkurën, në ndeshjen që ndoshta mund të jetë e fundit për Allegrin në krye të skuadrës.