Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Wolverhamptonit.
Liverpooli dhe Wolverhamptoni do të luajnë të shtunën nga ora 18:30 në kuadër të javës së gjashtë të Premier Leagues.
“Ne mendojmë se ai është rikthyer. Ai nuk e përfundoi seancën e plotë stërvitore dje, por presim që ta përfundojë të gjithë seancën stërvitore sot. Ne jemi vërtetë të lumtur, por dua të theksoj se kemi bërë shumë mirë në dy ndeshjet të cilat ka startuar Caoimhin Kelleher”, ka thënë trajneri Arne Slot në konferencë për shtyp.
Braziliani i mungoi klubit anglez pasi kishte shqetësime muskulore.