Në verën e vitit 2017, 33-vjeçari Ezgjan Alioski, u largua nga Lugano në drejtim të Leeds Unitedit në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Ai e siguroi promovimin në Premier League me Leedsin dhe në vitin 2021, u largua nga skuadra për t’u transferuar tek Al Ahli në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Për një edicion ishte i huazuar edhe te Fenerbahçe në Superligën e Turqisë.
Mbrojtësi i krahut të majtë vazhdon të luajë tek Al Ahli, ndërsa kontrata te skuadra ku luajnë edhe Riyad Mahrez e Ivan Toney, i skadon në muajin qershor.
“Blick” ka raportuar të enjten se Alioski nuk do të luajë në Arabinë Saudite më, por ka shtuar se ish-futbollisti i të rinjve të Young Boysit, nuk dëshiron të kthehet në Zvicër.
Menaxheri i Alioskit, Dino Lamberti, ka thënë për “Contropiede”, se Lugano ka shprehur interesim për t’i siguruar shërbimet e futbollistit që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, me të cilën ka 83 paraqitje.
Megjithatë, Alioski pritet ta vazhdojë karrierën në ndonjë kampionat tjetër.