Isnik Alimi ka shënuar gol për Sepsin, ndërsa Albion Rrahmani bëri një asistim për Rapidin e Bukureshtit.
Por ishte Sepsi që e fitoi 3:2 ndeshjen e xhiros së nëntë të skuadrave që janë në grupin e më të mirëve të ligës.
Rrahmani asistoi në golin për 1:0 në minutën e 17-të.
Alimi ndërkohë shënoi për 3:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Rrahmani në pjesën e dytë humbi mundësinë për të shënuar për 3:2 në minutën e 54-t.
Rrahmani u zëvendësua në minutën e 59-të nga Florent Hasani, kurse Ermal Krasniqi e kompletoi ndeshjen. Alimi në qendër të mesfushës te vendësit luajti në tërë ndeshjen. Sepsi në vendin e pestë ka 34 pikë, ndërsa Rapidi i Bukureshtit ka 29 pikë në vendin e gjashtë.