Ekipi i Kategorisë së Tretë të Gjermanisë, Hansa Rostock, ka transferuar ish-sulmuesin e Ballkanit, Albin Berisha.
Berisha te Hansa Rostocku është transferuar nga ekipi rumun Petrolul Ploiesti, tek i cili kishte kaluar në shkurt të vitit 2024 nga Ballkani.
23-vjeçari Berisha kishte luajtur 17 ndeshje në elitën e futbollit rumun duke realizuar katër gola.
“Për mua dhe familjen time është diçka e veçantë që të luajë futboll në Gjermani dhe atë te një klub i madh i futbollit. Në ditët e fundit kam pritur të realizohet transferimi dhe jam i lumtur që gjendem këtu”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të Hansa Rostockut.