Futboll

Alavesi i merr pikë Gironas

Alaves - Girona

Girona e ka lëshuar mundësinë që të përforcohet në vendin e dytë të elitës së futbollit spanjoll. 

Girona barazoi në udhëtim tek Alavesi 2:2, në ndeshjen e xhiros së 35-të të La Ligas të premten mbrëma. 

Eric Garcia në minutën e katërt shënoi për mysafirët, kurse Jon Guridi i barazoi shifrat në minutën e 12-të. 

U mendua se sfida do të vendoset nga mesfushori Yangel Herrera, që shënoi në minutën e 44-t. 

Por Alavesi nuk u dorëzua dhe shënoi për golin e barazimit në minutën e 99-të. 

Shënues ishte Jon Guridi. 

Girona tani rrezikon ta humb vendin e dytë, pasi ka 75 pikë, dy më shumë se Barcelona që ka një ndeshje më pak të luajtur. 

Alavesi i 11-ti ka 42 pikë.