Ekipi ukrainas ku paraqiten Muharrem Jashari dhe Hajdin Salihu, Cherkasy, e ka fituar ndeshjen kundër Versa-Rivnes, me rezultatin 1:0, të hënën pasdite. Ekipi i dy kosovarëve e fitoi ndeshjen me golin e minutës së 48-të.
Ndeshja u ndërpre për 30 minuta shkaku i alarmit të sigurisë të lëshuar në qytetin e Cherkasyt. Kjo ndodh jo rrallë në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse. Por kampionatin vazhdon.
Jashari e Salihu kompletuan ndeshjen që i takoi javës së 24-t të elitës së futbollit të Ukrainës. Cherkasy është në vendin e nëntë me 29 pikë, kurse Verse-Rivne zë vendin e 13-të me 19 pikë.
Mesfushori Jashari dhe mbrojtësi Salihu iu bashkuan ekipit ukrainas nga Drita në janar.