Turqia e ka shënuar fitoren e parë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Turqia mposhti Islandën me rezultatin 3:1 falë tri golave të Kerem Akturkoglut.
Ai shënoi golin e parë në minutën e dytë, të dytin në minutën e 52-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 88-të.
Turqia është në vendi ne parë të Grupit 4 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Islanda është e treta me tri pikë.