Akinbule shënoi dy gola dhe bëri një asistim në fitoren e Prishtinës ndaj Ferizajt me rezultatin 3:1.
“Së pari, kjo më bën të ndihem shumë i lumtur dhe vërtet jam i gëzuar që jam shpallur lojtari më i mirë i javës. Pra, për mua, është një gjë shumë e mirë dhe një fillim shumë i mirë në këtë moment. Po e shijoj Kosovën dhe gjithashtu po e shijoj ligën. Liga ka vitalitet dhe gjithçka këtu është shumë mirë. Po ashtu, ekipi i Prishtinës është shumë i mirë dhe po bëjmë një punë të shkëlqyer me trajnerin, me bordin dhe gjithashtu me mbështetje nga federata. Momentalisht, gjithçka po shkon mirë për mua. Me cilësinë e trajnerit dhe cilësinë e lojtarëve që kemi në ekip, e shoh Prishtinën si një ekip që do të dalë i pari, kampion i ligës”, ka thënë Akinbule për faqen zyrtare të FFK-së.
