Futboll

Ajzeraj, më i miri i xhiros

Futbollisti me i mire i xhiros

Almir Ajzeraj i Dritës është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së katërt në Superligën e Kosovës.

FFK-ja të martën njoftoi se Ajzerajt i takon çmimi “Ylli i Javës”.

Ai të hënën udhëhoqi Dritën drejt fitores 3:1 ndaj Ferizajt. Ndonëse u aktivizua vetëm në pjesën e dytë, Ajzeraj shënoi një gol dhe përgatit një tjetër për të hapur rrugën drejt fitores së ekipit gjilanas.

Për Dritën ishte vetëm ndeshja e parë këtë edicion. Ndeshjet e tri xhirove të para Drita i ka shtyrë për shkak të angazhimeve në Ligën e Konferencës.