Albian Ajeti ka shënuar një gol në fitoren e Baselin që mposhti 2:0 Lausanne Ouchyn. Ndeshja u zhvillua të martën mbrëma dhe i takoi javës së 36-të të Superligës zvicerane.
Ajeti shënoi në minutën e 63-të, ndërsa në fushë u inkuadrua në minutën e 58-të duke zëvendësuar Taulant Xhakën, i cili pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë e ndoqi me shpejtësi portierin francez Jeremy Vachoux.
Portieri i Lausanne Ouchyt gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit “St. Jakob-Park”, provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez. Pas Xhakës me shpejtësi në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.
Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës. Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë.
Nga minuta e parë për Baselin u paraqit edhe Leon Avdullahu, kurse Dion Kacurri dhe Benjamin Kololli luajtën në pjesën e dytë.
Për Lausane Ouchyn luajtën Lavdrim Hajrulahu, Liridon Mulaj, Mërgim Qarri dhe Alban Ajdini.
Grasshopperi ka fituar pikët e plota ndaj Yverdonit, të cilën e mposhti 2:0. Grasshopperi po lufton për mbijetesë.
Xhaka ndjek portierin kundërshtar deri në zhveshtore pasi provokoi tifozët
Pas fishkëllimës së fundit të pjesës së parë në mes të Baselit dhe Lausanne Outhyt, mesfushori kosovar Taulant Xhaka e ka ndjekur me shpejtësi portieri francez Jeremy Vachoux. Portieri i Lausanne Outhyt gjatë hyrjes për në tunelin e stadiumit St. Jakob-Park, provokoi tifozët e Baselit duke duartrokitur, veprim që nuk i pëlqeu Xhakës, i cili ishte i pari që me shpejtësi nga mesi i fushës shkoi në drejtim të portierit francez.
Pas Xhakës me shpejtësi në tunel u futën edhe lojtarët e të dyja ekipeve.
Tifozët e Baselit më pas thirrën në kor emrin e Taulant Xhakës.
Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë. Ai u zëvendësua në minutën e 58-të.
Në vend të Xhakës u inkuadrua Albian Ajeti, i cili shënoi golin e epërsisë për Baselin në minutën e 63-të. Aktualisht po luhet minuta e 83-të e ndeshjes që i takon javës së 36-të të Superligës së Zvicrës.
Kliko KËTU për ta parë videon