Futboll

Ajeti pritet të largohet nga Cluji

Arlind Ajeti

Pas Armend Thaqit edhe Arlind Ajeti pritet të largohet nga skuadra rumune, CFR Cluj.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit rumun, Cristi Balaj. 30-vjeçari ka kontratë me Clujin deri në verën e vitit 2025, por me një ofertë të mirë klubi rumun do ta lirojë.

“Nëse marrim një ofertë të mirë, do ta lejojmë të largohet. Ai është lojtar i mirë. Është prej pak lojtarëve që ka luajtur në Evropian. Por trajneri i vlerëson të tjerët më të mirë”, ka thënë Cristi Balaj për “fanatik.ro”.

Ajeti është pjesë e Clujit prej verës së vitit të kaluar. Te Cluji shkëlqeu dhe vlerësohet prej mbrojtësve më të mirë në kampionatin rumun. Pas paraqitjeve të mira u ftua në Euro 2024 dhe ishte titullarë te Shqipëria.

Këtë edicion e ka vetëm një paraqitje në elitën rumune, në korrik.