Sulmuesi Albian Ajeti është pjesë e Baselit prej shkurtit të vitit 2024, ndërsa kontrata e tij skadon në verë.
Por në një intervistë dhënë për “BZ Basel”, Ajeti ka shfaqur dëshirën e madhe për të mbetur pjesë e klubit të madh zviceran, shkruan të shtunën “Sport.ch”.
Në 28 ndeshjet e këtij sezoni deri tani, Ajeti ka realizuar shtatë gola e ka kontribuuar me shtatë asistime në Superligën dhe Kupën e Zvicrës.
“Kemi bërë disa avancime në bisedime dhe jemi në rrugën e duhur. Nuk është sekret që dua të vazhdojë te Baseli, dhe të njëjtën gjë e dëshiron edhe skuadra. Jemi në fazën e fundit të negociatave. Mungojnë vetëm edhe disa detaje”, ka deklaruar Ajeti.
28-vjeçari Ajeti karrierën e ka nisur te të rinjtë e Baselit, ndërsa ka luajtur edhe te Augsburgu, St. Galleni, Ëest Hami, Celticu, Sturm Grazi e Gaziantepi.